Shatri pas fitores kundër Qipros: Me Luksemburgun do të jetë më vështirë 

Basketboll

Shatri pas fitores kundër Qipros: Me Luksemburgun do të jetë më vështirë 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2021 Në ora: 15:04
Shatri pas fitores kundër Qipros: Me Luksemburgun do të jetë më vështirë 

Selektori i Kombëtares së Kosovës në basketboll (femrat), Fidan Shatri, me qetësi e pret sfidën e radhës në Grupin B në kuadër të Kampionatit Evropian për shtete të vogla.

Sot në orën 18.00 Kosova përballet me Luksemburgun, duke synuar edhe fitoren e radhës.

Vashat tona dje shënuan fitore me dy pikë dallim (70:68) në debutim kundër Qipros. 

Image

Shatri tha se me Luksemburgun është ndeshje e vështirë por beson e shpreson me lojë të mirë do t’ia dalin. 

“Me Luksemburgun do të jetë më vështirë pasi që fillimisht ditën e djeshme nuk kanë zhvilluar ndeshje dhe kane lojtare me shumë përvojë.

Besoj që jemi liruar nga emocionet dhe sot do të japim maksimumin në këtë ndeshje të vështirë”, tha Shatri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Në Kombëtaren e Kosovës është atmosferë festive pas fitores me Qipron dhe me optimizëm e presin përballjen me Luksemburgun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat