Kosova premton maksimumin ndaj irlandezeve! Shatri: Pse mos të jemi në finale

Basketboll

Kosova premton maksimumin ndaj irlandezeve! Shatri: Pse mos të jemi në finale

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2021 Në ora: 18:33
Fidan Shatri, ka një strategji

I qetë, i matur por në mendime të thella selektori  i Kombëtares së Kosovës, Fidan Shatri.

Kosova është gati për përballjen me Republikën e Irlandës, në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian për shtete të vogla.

Vashat e Kombëtares së Kosovës, janë mirë të përgatitura për sfidën me irlandezet.

Image

Shatri tha se do të mundohen të japin më të mirën me basketbolliste, për të nxjerrë më të mirën në këtë duel.

Ndeshja luhet nesër në orën 16.00, në palestrën e sportit në Nikosia të Qipros. 

Image

Emocione janë të pakufishme të vashat tona sepse secila synon të jap maksimumin për ngjyrat e shtetit të Kosovës.   

Image

“Vetë pozita e parë në grup të jep me kuptu që kemi të bëjmë me një përfaqësuese të fortë, gjithashtu Irlanda para dy viteve në Kosovë që është zhvilluar Kampionati Evropian U-20, ka zënë  vendin e tretë, kjo tregon që e kemi një kundërshtar të fortë në gjysmëfinale.

Image

Kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje, besoj që do të kemi paraqitje të fortë në parket ku do të luftojmë shumë dhe pse mos ta kalojmë edhe këtë kundërshtar dhe për herë të parë në pjesëmarrje të jemi në finale. 

Të gjithë ne e dimë rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe kjo na bënë që të besojmë në rezultat pozitiv”, thotë shatri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat