Ky fëmijë, sot është mbi 2 metra - sportist i njohur në Kosovë dhe ka ndryshuar për 360 shkallë

Basketboll

Ky fëmijë, sot është mbi 2 metra - sportist i njohur në Kosovë dhe ka ndryshuar për 360 shkallë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shtator 2021 Në ora: 14:24
Blerim Vuniqi, në moshën 4-5 vjeç

Vitet e arta padyshim ishin vitet e 70-ta dhe të 80-ta. Është Blerim Vuniqi, dikur prej basketbollistëve më të mirë në Kosovë.

Dy fotografi me domethënie të veçantë, njëra kur ishte dy vjeç e me flokë kaçurrela dhe tjetra 4-5 vjeç.

Sot është mbi 2 metra  dhe para pak ditëve ai u pensionua nga puna, ku ishte redaktor përgjegjës i sportit në RTK.   

Image

Blerim Vuniqi,  kur ishte 2 vjeç

Raportohet se si fëmijë ka qenë i dashuruar në sport, sidomos në basketboll.  

Fëmijërinë e ka pasur të lumtur por edhe nuk ish aq edhe i rehatshëm, siç thonë nuk i përtonte ndonjë herë sherrit në lagje, për atë ishte edhe më i dashur ndër banorët në atëkohë!  

Me kalimin e kohës Vuniqi nisi të merrej me basketboll duke treguar talentin e tij dhe gradualisht rritej si lojtar, shikohej me një sy tjetër edhe nga vendet tjera të rajonit. 

Ai ka qenë pjesë e Prishtinës (një kohë me emrin Elektrokosova), kur garonte në Ligën e Parë B të ish Jugosllavisë (një kohë Liga e Dytë Qendrore) një periudhë ka luajtur edhe për Rabotniçkin e Shkupit, duke treguar lojëra të shkëlqyeshme. 

Image

Në vitet e pavarësimit të sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav, Vuniqi kontriboi si basketbollist i Prishtinës, duke u stolis edhe me titullin e kampionit. Sot shijon pensionimin, por dot nuk i harron ditët e fëmijërisë dhe të krenarisë si basketbollist.

Image

Viti 1976, Blerim Vuniqi kundër Partizanit

Sot nuk i ka flokët kaçurrela,  krejt më ndryshe e pak të thinjura por gjithnjë iu kushton rëndësi që të duket se më bukur, sidomos për veshje elegante është ekspert, të cilit shoqëria ia kanë lakmi. Blleki njihet me qetësi, është largpamës dhe ka një bagazh të bujshëm të karrierës sportive po ashtu edhe si redaktor sporti.  

Image

Duhet theksuar edhe një detaj, me 21 tetor të vitit 1976, në një ndeshje mes Elektrokosovës së Prishtinës dhe Partizanit të Beogradit, e cila ishte fituar nga mysafirët me rezultat 120:92, Blerim Vuniqi ishte më i miri me 34 pikë, duke ndezur atmosferën në palestrën “25 Maj”, sot “1 tetori” në Prishtinë, ku ishin mbi 3 mijë shikues të pranishëm.

Krejt në fund, edhe vajza e tij, Doruntina, ka qenë basketbolliste dhe ndër më të suksesshme, pjesë e Universitetit të Prisdhtinës, e cila luajti me sukses në Trocall League (2002-2003).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat