Zyrtarët e Ligës Unike inspektojnë palestrat në Shqipëri

Basketboll

Zyrtarët e Ligës Unike inspektojnë palestrat në Shqipëri

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 22:17
Zyrtarët e Ligës Unike inspektojnë palestrat në Shqipëri

Zyrtarët e lartë të Ligës Unike, Komesari i Garave, Bashkim Milo, gjatë fundjavës kanë inspektuar palestrat në Shqipëri, ku luajnë klubet shqiptare, që do të jenë pjesëmarrëse në edicionin e ri të Ligës Unike.

Risi në këtë edicion do të jenë edhe garat në konkurrencën e femrave.

Ata kanë vizituar palestrën në Shkodër “Qazim Dervishi”, pastaj palestrat në Durrës “Dhimitraq Goga” dhe “Ramazan Njala”, si dhe Pallatin “Asllan Rusi” në Tiranë. Në këto palestra garojnë Vllaznia e Shkodrës, Teuta e Durrësit, Kamza, si dhe Flamurtari e Partizani në konkurrencën e femrave.

Sot, zyrtarët e Ligës Unike gjithashtu do të vizitojnë edhe Vlorën, ku garon Flamurtari në konkurrencën e femrave.

Ata kanë parë nga afër palestrat se, ku do të luajnë klubet e Ligës Unike, si dhe kushtet që ofrojnë këto palestra dhe çka kanë nevojë.

Liga Unike po pritet me interesim të madh në këtë edicion, ku do të garojnë katër klubet më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria te meshkujt, dhe tri klubet më të mira të Kosovës dhe tri më të mirat nga Shqipëria te femrat, kurse detajet e fillimit të edicionit të ri të Ligës Unike do të publikohen shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat