Jeta Zeka: Penza është e përgatitur, Flamurtarin nuk e njohim aq mirë 

Basketboll

Jeta Zeka: Penza është e përgatitur, Flamurtarin nuk e njohim aq mirë 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2021 Në ora: 20:01
Jeta Zeka: Penza është e përgatitur, Flamurtarin nuk e njohim aq mirë 

Kampionja e Kosovës, Penza nga Peja, po përgatitet për përballjen e madhe të gjysmëfinales së Superkupës Mbarëkombëtare, kundër kampiones së Shqipërisë, Flamurtarit të Vlorës.

Përballja zhvillohet me 13 tetor (16.00) në palestrën e sportit në Vlorë.   

Basketbollistja e Penzës, Jeta Zeka, tha se po përgatiten për këtë sfidë emocionuese  

Ajo shprehet se janë të motivuar pas fitimit të trofeut të Superkupës së Kosovës, pas fitores me rezultat 77:71 ndaj Prishtinës.   

Zeka, prej basketbollisteve më të mira në vendin tonë, tha se secili ekip (Penza, Partizani, Flamurtari e Prishtina) ka dëshirë që të fitojë trofeun e Superkupës Mbarëkombëtare. 

Si e sheh përballjen me Flamurtarin e Vlorës?

“Secila nga 4 ekipet pjesëmarrëse ka dëshirë për të fituar këtë trofe të çmueshëm, që po ndodh për herë të parë në histori për konkurrencën e femrave. 

Triumfi në Superkupën e Kosovës ditë më parë na ka motivuar edhe më shumë për të vazhduar rrugën drejt sukseseve të reja. 

Ne jemi duke u përgatitur maksimalisht, ekipin kundërshtar në gjysmëfinale nuk e njohim shumë mirë por besoj  që do të jemi  të gatshme dhe do të japim gjithçka nga vetja për këtë sfidë të madhe”, thotë Zeka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat