Partizani mobilizohet! Ornela Lalaj: Njohim disa nga lojtaret e Prishtinës

Basketboll

Partizani mobilizohet! Ornela Lalaj: Njohim disa nga lojtaret e Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2021 Në ora: 21:01
Ornela Lalaj

Partizani i Tiranës mobilizon radhët e saja për sfidën e mesjavës së ardhshme përkatësisht me 13 tetor kundër Prishtinës, ndeshje e vlefshme e gjysmëfinales së Superkupës Mbarëkombëtare.

Skuadra nga kryeqyteti shqiptar ka njohuri për Prishtinën dhe shpresojnë se do të ia dalin.

Përballja mes këtyre rivaleve do të zhvillohet në Vlorë, duke filluar nga 16.00.

Image

Sfidë që sjell emocione dhe e cila parashikohet të jetë me rivalitet të madh edhe nga njohësit e këtij sporti.

Basketbollistja e Partizanit, Ornela Lalaj, përmendi edhe faktorin Covid -19 e që ka ndikuar për së mbrapshti edhe në sport.

Kapitenja e të kuqve tha se janë mirë të përgatitur për sfidën e madhe, sipas saj kanë ekip të mirë.

Image

“Viti i mbrapshtë i Covid-19 ka penalizuar në një farë mase garën kudo në sport, kështu edhe në basketboll.  

Jemi përgatitur për fillimin e sezonit të Kampionatit të  basketbollit në Shqipëri dhe para 2 javëve zhvilluam takimet e Kupës së Federatës, ku dolëm në finale me ekipin e Flamurtarit, çka na ka rrit besimin se do prezantohemi mirë me ekipin e Prishtinës

Njohim disa nga lojtaret e Prishtinës, duke i vlerësuar se ka lojtare të përgatitura mirë fizikisht e teknikisht, çka na mobilizon që të përballemi për një ndeshje ndaj një kundërshtari të fortë, por ne do hyjmë me besimin për të fituar”, tha Lalaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ballafaqimi tjetër gjysmëfinal do të luhet me 13 tetor (19.00) mes Flamurtarit të Vlorës dhe Penzës nga Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat