Vëllaznimi dhe Istogu në kërkim të fitores së katërt

Basketboll

Vëllaznimi dhe Istogu në kërkim të fitores së katërt

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 13:49
Vëllaznimi dhe Istogu në kërkim të fitores së katërt

Takimet e javës së katërt në Ligën e Parë të meshkujve do të dhurojnë disa sfida interesante.

Skuadra nga Klina, Dardanët, që nuk ka asnjë fitore do të ndeshet me New Basket, ku skuadra prizrenase ka dy fitore dhe një humbje.

Ndeshje interesante shihet ajo ndërmjet Prishtinës së Re dhe Vëllaznimit. Prishtinasit kanë dy fitore dhe një humbje, kurse kuqezinjtë kanë tri fitore në tri përballje, duke qenë një nga skuadrat favorite për vendin e parë.

Sfidë interesante pritet ndërmjet Boreas dhe Istogut. Pejanët kanë dy fitore dhe një humbje, kurse istogasit kanë tri fitore dhe ende nuk kanë pësuar humbje në këtë edicion të Ligës së Parë.

AS Prishtina do të përballet me Vushtrrinë në xhiron e katërt. Prishtinasit kanë një fitore dhe dy humbje, ndërsa vushtrriasit dy fitore dhe një humbje.

Feronikeli - Marigona Hill Prishtina, është dueli tjetër i kësaj xhiro ndërmjet skuadrave që nuk kanë shënuar fitore këtë edicion.

Liga e Parë - Java 4

E martë

17:00 Dardanët - NEW Basket

E enjte

19:00 Prishtina e Re - Vëllaznimi

E premte

16:30 AS Prishtina - Vushtrria

18:00 Borea - Istogu

18:00 Feronikeli - Marigona Hill Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat