Shqipëria na “nxin faqen” në basketboll, vjen rezultati më turpërues

Basketboll

Shqipëria na “nxin faqen” në basketboll, vjen rezultati më turpërues

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 11:46
Shqipëria na “nxin faqen” në basketboll, vjen rezultati më turpërues

Në Shqipëri ekziston vetëm futbolli dhe pak rezultate marrim herë pas here edhe nga sporti i forcës, ndërsa gjithë pjesa tjetër, është për t’u harruar. Gjendjen se ku ndodhemi na e tregon edhe basketbolli.

Gjatë ditës së sotme ishte programuar që të zhvillohet ndeshja kualifikuese për kampionatin europian në basketboll, sa i përket femrave. Shqipëria dhuroi një rezultat gati-gati poshtërues ndaj Polonisë, duke humbur me shifrat 125-19.

Këto shifra ishin shumë të thella dhe për skuadrën e drejtuar nga Maros Kovacik, ishte vetëm nisja e fazës kualifikuese në grupin D.

“Shkatërrim,, ishte mënyra sesi mediat polake e komentuan këtë ndeshje, që ka habitur jo pak njerëz në Poloni, pasi janë shifra që e tejkalojnë çdo lloj imagjinate me 106 pikë diference.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat