Rael Whitsitt, MVP xhiros së tetë të Superligës

Basketboll

Rael Whitsitt, MVP xhiros së tetë të Superligës

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 20:13
Rael Whitsitt, MVP xhiros së tetë të Superligës

Xhiroja e tetë në Superligën e Femrave ka dhuruar derbin mes Penzës dhe Bashkimit, ku fitoi skuadra pejane me rezultat 77:68.

Basketbollistja më e dalluar ishte Rael Whitsitt. Ajo ndaj Bashkimit kishte 31 pikë, 18 kërcime, gjashtë asistime, shtatë topa të vjedhur dhe dy bllokada, duke u zgjedhur MVP e ndeshjes dhe e javës së tetë.

Kjo nuk është hera e parë për basketbollisten e Penzës që shpallet më e mira e javës, duke qenë njëra nga basketbollistet më të dalluara në elitën e femrave.

Të Bashkimi u dallua Christina Ellis me 20 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Fitore të thellë realizoi Trepça ndaj Kastriotit 27:110. Shifra të jashtëzakonshme kishte Ta'sharra Jeffries me 55 pikë, nëntë kërcime, katër asistime dhe 15 topa të vjedhur.

Atë e ndihmoi Alma Muzliukaj me 31 pikë, 12 kërcime, një asistim.

Prishtina mundi Vëllaznimin 108:53, ku u dallua Aisia Robertson me 25 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.

Top 5

Rael Whitsitt (Penza) 31 pikë, 18 kërcime, 6 asistime

Christina Ellis (Bashkimi) 20 pikë, 5 kërcime, 4 asistime

Ta'sharra Jeffries (Trepça) 55 pikë, 9 kërcime, 4 asistime

Alma Muzliukaj (Trepça) 31 pikë, 12 kërcime, 1 asistim

Aisia Robertson (Prishtina) 25 pikë, 4 kërcime, 8 asistime

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat