NBA/Heat dhe Bulls humbasin zgjedhjen e draftit për shkeljen e rregullave të agjencisë

Basketboll

NBA/Heat dhe Bulls humbasin zgjedhjen e draftit për shkeljen e rregullave të agjencisë

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

NBA njoftoi dje (e mërkurë) se Miami Heat dhe Chicago Bulls do të humbasin zgjedhjen e tyre të radhës në raundin e dytë për shkak të shkeljes së rregullave të agjencisë së lirë.

NBA tha në një deklaratë se ky vendim është marrë pas hetimit të nënshkrimeve të Lonzo Ball nga Bulls dhe Kyle Lowry nga Heat.

Konkretisht, liga i ka sanksionuar këto dy skuadra se kanë kontaktuar me përfaqësuesit e këtyre lojtarëve përpara se të hapej zyrtarisht agjencia e lirë, gjë që përbën shkelje të rregulloreve të NBA-së.

“Megjithëse nuk jemi dakord, ne e pranojmë vendimin e ligës. Ne vazhdojmë me sezonin tonë,” shkroi Heat në komunikatën që e publikuan në ‘Twitter’.

Në një deklaratë të mbledhur nga mediat amerikane, Bulls thanë se ishin të kënaqur me përfundimin e “këtij procesi” hetimor nga NBA dhe treguan se tani mendojnë vetëm për vazhdimin e sezonit të tyre.

Ky sanksion të kujton nënshkrimin e dështuar të Bogdan Bogdanoviçit nga Milwaukee Bucks në fund të vitit 2020, sepse kampionët në fuqi të NBA-së filluan bisedat me mjedisin e lojtarit serb më herët se sa lejohej.

Megjithatë, Bucks, përveç humbjes së një zgjedhjeje në raundin e dytë, nuk e sollën përfundimisht Bogdanoviçin ndryshe nga ajo që ka ndodhur me Ball dhe Lowry me Bulls dhe Heat, respektivisht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat