Skuadra e NBA-së e përgjysmuar

Basketboll

Skuadra e NBA-së e përgjysmuar

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:51
Skuadra e NBA-së e përgjysmuar

Katër basketbollistë të skuadrës Charlotte Bobcats kanë përfunduar në karantinë, pasi kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Bëhet fjalë për LaMelo Ball, Jalen McDaniel, Mason Plumlee dhe Terry Rozier.

Të katër këta lojtarë nuk luajtën në ndeshjen e humbur sot ndaj Philadelphia (127-124 pas kohës shtesë). NBA ka vendosur që ky ekip të vijojë të luajë pavarësisht se mungojnë 4 lojtarë, duke kërkuar respektimin e protokollit anti-Covid.

Të gjithë lojtarët e skuadrës së Charlotte testohen dy herë në ditë, duke parë që në këtë ekip është krijuar një vatër infektimi.

Ndërkohë që, rregullorja e NBA-së e ka të detyrueshme testimin ditur për koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat