Edhe një turp në Beograd, arrestohet ish anëtari i Serbisë, rrah taksistin, ia merr paratë, makinën...

Basketboll

Edhe një turp në Beograd, arrestohet ish anëtari i Serbisë, rrah taksistin, ia merr paratë, makinën...

Nga: K.Goca Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 14:46
Edhe një turp në Beograd, arrestohet ish anëtari i Serbisë, rrah taksistin, ia merr paratë, makinën...

Edhe një turp në Beograd, ish basketbollisti shkakton dhunë.

Nuk është hera e parë që sportistët serbë bëjnë gjëra të tilla e të turpshme.

Ish-përfaqësuesi i basketbollit të Serbisë, Dragan Laboviq, është arrestuar për shkak të konfliktit që kishte me një taksist në Beograd!

Përkatësisht, siç është konfirmuar nga disa media serbe, Laboviq e ka sulmuar fizikisht taksistin, ia ka marrë makinën dhe paratë, e më pas ka vazhduar tërbimin në Zheleznik, në një çerdhe ku punon nëna e tij.

Ai është arrestuar dhe do të gjykohet për veprën e dhunës dhe të vjedhjes.

Laboviq e përfundoi karrierën e tij në basketboll në vitin 2019, dhe është interesant fakti se ai u arrestua edhe atë verë për shkak se shkaktoi kaos në një pishinë në Ovça.

Në vitin 2008, Dragan Xhajiç, ish futbollist, ishte arrestuar për korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat