Rugova i sprovave, nuk i druhet detyrës së re: Jam njeri që e dua punën

Basketboll

Rugova i sprovave, nuk i druhet detyrës së re: Jam njeri që e dua punën

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 15:29
Rugova i sprovave, nuk i druhet detyrës së re: Jam njeri që e dua punën

Edhe si basketbollist ka qenë i suksesshëm, tash e një kohë është drejtor i Kombëtares së Kosovës, detyrë që po e kryen me sukses dhe është shembull i punës së mirë edhe për të tjerë.

Është Granit Rugova, një nga personalitetet më të shquara të komunitetit të basketbollit.

Si gjithmonë njihet si njeriu i peripecive, tani ka edhe një përgjegjësi të re, emërohet ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv i Ligës Unike por në asnjë rrethanë nuk i druhet. Ai zotohet se do të kryejë misionin me ndershmëri deri në pikën e fundit.

Granit, edhe një detyrë, edhe një përgjegjësi, sa është vështirë edhe drejtor në Kombëtaren e Kosovës edhe ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv i Ligës Unike, një presion shtesë?

“Besoj që jam i përgatitur edhe për këtë përgjegjësi e cila do të jetë një sfidë për mua, por me kënaqësi e kam pranuar dhe do të bëjë më të mirën nga sa unë mundem dhe di, që kjo ligë të promovohet edhe t’i shtohen edhe më shumë vlera”, thotë Rugova për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Rugova e do punën shumë por është edhe i pakompromis për ata që nuk i kryejnë përgjegjësitë që i takojnë.  

“Jam njeri që e dua punën edhe kjo më bën shumë optimist që mund t’ia dal mbanë edhe me përfaqësuese edhe me Ligën Unike”, ka thënë Rugova. 

Duhet theksuar edhe një fakt interesant për Rugovën, askush nuk e ka thyer rekordin e tij në konkurrencën meshkujve, ai në fanellën e Prishtinës, për një ndeshje kishte shënuar 110 pikë. Përfshirë me një fjalë, është sportist që gjithmonë u ballafaqua me sprova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat