Ndeshja Marigona Hill Prishtina – As Prishtina nuk zhvillohet shkaku i ndërprerjes së rrymës

Basketboll

Ndeshja Marigona Hill Prishtina – As Prishtina nuk zhvillohet shkaku i ndërprerjes së rrymës

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 19:44
Ndeshja Marigona Hill Prishtina – As Prishtina nuk zhvillohet shkaku i ndërprerjes së rrymës

Sot ishte e paraparë që prej orës 18:00 të zhvillohej ndeshja në mes Marigona Hill Prishtinës dhe AS Prishtinës, e vlefshme për xhiron e 10’të në Ligën e parë të meshkujve në basketboll, shkruan Insporti.

Ky takim nuk u zhvillua fare, pasi që pak momente para fillimit të takimit u ndal rryma në palestrën e sportit në Lagjen Marigona.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar reduktime të rrymës këto ditët në vijim, por mos zhvillimi i ndeshjes së paraparë në Ligën e parë, nuk është diçka për tu krenuar.

Ndeshja është shtyer për një ditë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat