FSHB zbardh kalendarin, ekipet e Superligës direkt në çerekfinale

Basketboll

FSHB zbardh kalendarin, ekipet e Superligës direkt në çerekfinale

Më: 11 janar 2022 Në ora: 12:44
FSHB zbardh kalendarin, ekipet e Superligës direkt në çerekfinale

Në harkun kohor të 12 ditëve (12-23 janar), Federata Shqiptare e Basketbollit do të organizojë Kupën e Shqipërisë për meshkuj. Ky event do të jetë i hapur dhe do të marrin pjesë të gjitha skuadrat e federuara.

Gjashtë ekipet e Superligës janë kualifikuar direkt për në fazën çerekfinale (nis më 15 janar), ndërkohë që më herët do të luhen ndeshjet eliminatore, ku marrin pjesë skuadrat që luajnë në Kategorinë e Parë.

Kjo fazë do të nisë më 12 janar dhe pasi të luhen tri takime do të dalin dy skuadrat e fundit çerekfinaliste. Për sa i përket shortit, ai është bërë në bazë të renditjes së ekipeve pas përfundimit të fazës së parë të kampionatit.

Shorti i gjysmëfinaleve do të jetë i lirë (22 janar), ndërsa finalja e Kupës së Shqipërisë për meshkuj do të luhet më 23 janar.

Faza para-eliminatore (12 janar)

Flamurtari – Skënderbeu, 11:00

Faza eliminatore (14 janar)

Apolonia – Fitues Fl/Sk, 13:00

Elbasani – Besëlidhja, 18:00

Faza çerekfinale (15-17 janar)

15/1, Vllaznia – Partizani, 18:00

16/1, Tirana – Dinamo, 17:00

16/1, Teuta – Fitues elimin.2, 18:00

17/1, Kamza Basket – Fitues elimin.1, 18:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat