Stinori pranveror fillon me dy përballje interesante

Basketboll

Stinori pranveror fillon me dy përballje interesante

Më: 25 janar 2022 Në ora: 15:02
Stinori pranveror fillon me dy përballje interesante

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e gjashtë e Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Në takimin e parë do të përballen Partizani dhe Bashkimi. Skuadra kryeqytetase ka një fitore dhe katër humbje, kurse ajo prizrenase dy fitore dhe tri humbje, andaj përballja shihet si shumë interesante. Partizani fitoren e vetme e ka ndaj Tiranës, ndërsa prizrenaset kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.

Të enjten do të përballen skuadrat kryeqytetase, Prishtina dhe Tirana. Vashat prishtinase kanë tri fitore dhe dy humbje, kurse ato tiranase kanë pesë humbje në pesë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në këtë ligë, që nuk di për fitore.

Ndeshja ndërmjet Penzës dhe Flamurtarit është shtyrë, për shkaqe organizative.

Liga Unike e Femrave – Java 6

E mërkurë

19:00 Partizani - Bashkimi

E enjte

17:00 Prishtina - Tirana

Penza-Flamurtari është shtyr;

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat