Miami Heat dhe Bulls vazhdojnë me fitore në NBA

Basketboll

Miami Heat dhe Bulls vazhdojnë me fitore në NBA

Më: 27 janar 2022 Në ora: 11:06
Miami Heat dhe Bulls vazhdojnë me fitore në NBA

Janë zhvilluar 10 ndeshje të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Chciago Bulls ka marrë fitoren e radhës ndaj Toronto Raptors, fitore që ishte e 30-ta këtë edicion.

‘Demat’ kanë arritur të triumfojnë me gjashtë pikë epërsi 111:105 ndaj Raptors në një ndeshje mjaftë interesante.

DeMar DeRozan ishte më i miri në këtë takim me 29 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Zach LaVine me 23 pikë si dhe qendra malazeze Vucevic me 17 pikë e 15 asistime.

Fitore ka shënuar edhe Miami Heat që para tifozëve të vet ka mposhtur New York Knicks me 14 pikë epërsi 110:96.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat