Dy basketbollistë amerikanë vijnë te Vllaznia

Basketboll

Dy basketbollistë amerikanë vijnë te Vllaznia

Më: 27 janar 2022 Në ora: 15:46
Dy basketbollistë amerikanë vijnë te Vllaznia

Kosovari Fabian Gjuka është emëruar trajner i ekipit të Vllaznisë në basketboll për meshkuj.

Ai do të zërë vendin e malazezit Nikola Milatoviq, i larguar dy muaj më parë për rezultate të dobta me skuadrën shkodrane. Gjatë kësaj periudhe, Vllaznia është drejtuar nga zv.trajneri Bërdica dhe ai i femrave Gjeçaj.

Gjuka ka mbërritur dy ditë më parë në Shkodër dhe ka nisur menjëherë nga puna. Sfia e tij e parë do të jetë sfida e Ligës Unike ndaj Kamza Basket, takim që do të luhet mbrëmjen e së enjtes në Shkodër. “Erdha te Vllaznia pasi është një klub i madh. Kam ardhur këtu për trofetë”, tha Gjuka për “shkodrasport.com”.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të ekipit shkodran në “Facebook” konfirmohet se te Vllaznia kanë mbërritur edhe dy basketbollistë amerikanë: Avi Christofer Toomer dhe Rahsaan Williams. I pari vjen nga Kosova, ku ka luajtur me Bashkimin e Prizrenit, ndërsa i dyti vjen nga Gjeorgjia, ku ka luajtur me Dinamo Tbilisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat