Ekipi i Cavs fitojnë garën e shkathtësisë në NBA All-Star

Basketboll

Ekipi i Cavs fitojnë garën e shkathtësisë në NBA All-Star

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 11:29
Ekipi i Cavs fitojnë garën e shkathtësisë në NBA All-Star

Është mbajtur edhe gara e shkathtësisë në ngjarjen e madhe NBA All-Star.

Këtë vit ka qenë një format më ndryshe, por shumë interesant me tri ekipe pjesëmarrëse.

Skuadra e parë ka qenë e përbërë nga ‘Rookie’-t Josh Giddey, Cade Cunningham dhe Scottie Barnes.

Ekipi i dytë është përbërë nga vëllezërit Antetkounmpo si Giannis, Thanasis dhe Alex.

Ndërkohë ekipi i tretë ishte nga vendasit e Cleveland Cavaliers ku morën pjesë tre yjet si Jarrent Allen, Darius Garland dhe Evan Mobley.

Kjo garë është fituar nga treshja e skuadrës vendase Cleveland Cavaliers, ku po mbahet edhe eventi i NBA All Star 2022.

Allen, Garland dhe Mobley ishin më të shkathët dhe më të shpejtë duke kryer me sukses garën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat