Marigona Hill Prishtina U18 fiton Kupën e Kosovës

Basketboll

Marigona Hill Prishtina U18 fiton Kupën e Kosovës

Më: 6 mars 2022 Në ora: 20:35
Marigona Hill Prishtina U18 fiton Kupën e Kosovës

Në fundjavë është zhvilluar Final Four i Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve në kategorinë U18.

Në finalen e zhvilluar ndërmjet Trepçës dhe Marigona Hill Prishtinës, ka triumfuar skuadra prishtinase me rezultat 71:85.

Ndeshja finale ka qenë shumë interesante, ndërsa në fund ishin prishtinasit që triumfuan.

Eliot Peci është shpallur MVP i turneut. Çmimin e MVP, Kupën dhe medaljet i ka ndarë, anëtari i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Valton Bilalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat