Marigona Hill Prishtina bindëse në finale, fiton Kupën U16

Basketboll

Marigona Hill Prishtina bindëse në finale, fiton Kupën U16

Më: 13 mars 2022 Në ora: 18:32
Marigona Hill Prishtina bindëse në finale, fiton Kupën U16

Marigona Hill Prishtina vazhdon me suksese në kategoritë e reja.

Skuadra prishtinase ka fituar Kupën e Kosovës për U16 në konkurrencën e meshkujve, duke mundur në finale M Junior me rezultat 32:119. Marigona Hill ishte shumë më e mirë në finale, duke shënuar fitore bindëse.

Në gjysmëfinale, Marigona Hill Prishtina kishte mundur New Basket 49:77, kurse M Junior kishte mundur Vushtrria Basket 64:71.

Në Final 4 të zhvilluar në Prizren, MVP i turneut është shpallur Edin Bacevac i Marigona Hill Prishtinës.

Medaljet, Kupën dhe trofeun e MVP-së e ka ndarë nënkryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Artan Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat