United Basketball në finale të Kupës së Ligës së Parë

Basketboll

United Basketball në finale të Kupës së Ligës së Parë

Më: 2 prill 2022 Në ora: 18:27
United Basketball në finale të Kupës së Ligës së Parë

United Basketball ka shënuar fitore ndaj Vushtrrisë me rezultat 50:62, për tu kualifikuar në finalen e Kupës së Ligës së Parë te femrat.

Skuadra gjilanase e nisi ndeshjen më mirë nga fillimi, duke e fituar çerekun e parë me shifrat 10:21. Periudha e dytë ishte më e barabartë, megjithatë, vashat gjilanase ruajtën epërsinë, duke shkuar në pushim me rezultat 28:39.

Edhe perioda e tretë u kontrollua nga United Basketboll, që nuk lejoi shkrirjen e epërsisë, madje, e thelloi më shumë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash 35:50.

Në dhjetë minutat e fundit, vushtrriaset bënë përpjekje maksimale për të bërë përmbysjen e madhe, por nuk ia arritën qëllimit dhe United Basketball triumfoi 50:62, ndërsa në finale e pret fituesin e ndeshjes AA Prishtina-Peja 03, që zhvillohet nga ora 14:30. Finalja zhvillohet të dielën nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat