Teuta, skuadra e vetme nga Shqipëria në garë

Basketboll

Teuta, skuadra e vetme nga Shqipëria në garë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 13:26
Teuta, skuadra e vetme nga Shqipëria në garë

Më datat 20 dhe 21 prill, në Pejë do të zhvillohen ndeshjet gjysmfinale dhe ajo finale e Ligës Unike në basketboll për femra. Katër skuadrat e kualifikuara janë Peja, Golden Eagle Ylli, Prizreni dhe Teuta. Durrsakët janë ekipi i vetëm shqiptar i kualifikuar për në “final four”.

Dy përballjet gjysmëfinale janë: Golden Eagle Ylli-Teuta (ora 17:00) dhe Peja-Prizreni (ora 20:30).

Sfidat gjysmëfinale do të luhen më 20 prill dhe një ditë më vonë finalja e madhe. Shpërblimi në total për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në “final four” është 25 mijë euro.

Ky është edicioni i dytë i Ligës Unike. Skuadra e Golden Eagle Ylli ka fituar edicionin e parë dhe synon të mbrojë titullin edhe këtë vit. Pritet një rivalitet i fortë në këto ndeshje me Teutën që synon të mbajë lart nderin e Superligës, si skuadra e vetme ende në garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat