‘Play Off’: Antetokounmpo shënon 32 pikë, Milwaukee Bucks shkon në 3:1 ndaj Chicago Bulls

Basketboll

‘Play Off’: Antetokounmpo shënon 32 pikë, Milwaukee Bucks shkon në 3:1 ndaj Chicago Bulls

Më: 24 prill 2022 Në ora: 23:45
‘Play Off’: Antetokounmpo shënon 32 pikë, Milwaukee Bucks shkon në 3:1 ndaj Chicago Bulls

Milwaukee Bucks janë një fitore larg kalimit në raundin e dytë të fazës ‘Play Off’.

Të udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo, skuadra e Milwaukee Bucks sot kanë shënuar një fitore me rezultatin 119:95.

‘Bisha greke’ shënoi plot 32 pikë për të shtyrë fitoren e skuadrës së tij. Ndeshje të mirë te Bucks bënë edhe Holiday me 26 pikë dhe Allen me 27 (nga banka).

Te Bulls më të dalluarit ishin LaVine me 24 pikë dhe DeRozan me 23 sosh. Seria tashmë shkon në 3:1 në favor të Milwaukee Bucks. 

Skuadrës së Milwaukee i duhet vetëm edhe një fitore për të kaluar në fazën tjetër të ‘Play Off’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat