Si e kujton Artan Mehmeti dhunën serbe në ndeshjen kampionale Trepça - Prishtina?

Basketboll

Si e kujton Artan Mehmeti dhunën serbe në ndeshjen kampionale Trepça - Prishtina?

Nga: F. B. Më: 5 maj 2022 Në ora: 00:21
Artan Mehmeti

Me 5 maj 1995, drejtuesit e KB Trepça ndonëse nën okupim dhe mbikëqyrje strikt të makinerisë serbe kishin vendos organizimin e ndeshjeve kampionale në Kampionatin e pavarur në basketboll ndërmjet KB Trepça dhe KB Prishtina në sallën e sporteve të Shkollës Fillore “Ibrahim Pervizi” në Vaganicë, mirëpo policia serbe e armatosur deri në dhëmbë, rrahu, legjitimoi dhe dëboi jo vetëm shikuesit, por edhe basketbollistët e dy ekipeve, që megjithatë shpëtuan pasi anëtari i kryesisë së FBK, nënkryetari i KB Trepça dhe donatori kryesor asokohe Mehmet Tahiri, mori përsipër organizimin, u rrah u burgos dhe u mbajt disa kohë në burg për shkak të kësaj ndeshje.

Dhjetëra polic të armatosur kishin bllokuar hyrjet-daljet në sallë, duke rrahur , maltretuar dhe goditur adhuruesit e shumtë të basketbollit, krerët e klubeve Trepça, Prishtina, Ylli dhe Drita , sikurse edhe basketbollistët e këtyre ekipeve, që në Vaganicë përkatësisht në Mitrovicë, duhej të zhvillonin ndeshjet mes vete (Trepça-Prishtina dhe Ylli-Drita).

Njëri ndër basketbollistët më të mirë të Kosovës të gjitha kohërave  Artan Mehmeti , ende e ka të freskët rrethanat, zymtësinë dhe situatën e krijuar në sallën e shkollës fillore në Vaganicë ndërhyrjen e policisë serbe në ndeshjet kampionate Trepça-Prishtina sot e 27 vjet më përpara.

Sporti i Kosovës gjatë viteve 1991-1998 është zhvilluar nën okupimin serb me një rrezikshmëri të madhe për të gjithë aktorët që asokohe ishin drejtues të klubeve, gjyqtarë apo vetë sportistët, kontributi i të cilëve mbetet i çmuar dhe jo edhe vlerësuar sa duhet, shprehet Artan Mehmeti pjesë e kësaj ndeshje të ndërprerë në qytetin e Mitrovicës.

Edhe në basketboll ata që ishin pjesë e këtij sporti janë përball me vështirësi edhe telashe ku më kryesoret ishin ato të sigurisë, si në udhëtim po ashtu edhe sallat ku zhvillonim ndeshjet nga policia serbe , që qëllimin kishte paralizimin e jetës por edhe sportit në përgjithësi, kujton sot Mehmeti.

“Një nga ngjarjet që nuk harrohet dot kurrë, padyshim është ndeshja mes KB Trepça dhe KB Prishtina, që duhej zhvilluar me 5 maj 1995, por gjatë kohës por ekipet po ngroheshin për lojë, ndërhyn mbi 100 forca policore serbe, duke rrethuar shkollën, mbyllur hyrjet-daljet dhe duke goditur e legjitimuar secilin që ishte në sallë” thotë Artani.

Zhurma dhe britmat krijuan panik tek të gjithë, ndërsa në insistimin për organizatorin e kësaj ngjarje, pa një pa dy, pa hezituar fare ndonëse mund të ketë pas parasysh pasojat, në mes të fushës lajmërohet Mehmet Tahiri njeriu që ka dhënë shumë sportit në përgjithësi dhe basketbollit në veçanti duke thënë “Unë jam organizatori, më merrni mua e lërini fëmijët mos i prekni”.

Më pas Artan Mehmeti shton se “fatkeqësisht Mehmet Tahiri goditet dhe rrahet para të gjithëve , por pa ju tremb syri tha se kjo është ndeshje kampionale , krahas tij u ndaluan edhe burgosën edhe delegati dhe gjyqtarët, ndërsa ne basketbollistëve dhe tjerët u liruan, ndonëse secili përjetoi rrahje e goditje dhune.

“Mehmet Tahiri – axhi Meh si e quanim ne basketbollistët e Trepçës, vuajti disa javë burg dhe pastaj pas dhunës fizike e psikike u lirua për të vazhduar aty ku e kishin ndaluar në mbështetjen e sportit , si organizator edhe donator deri në çlirimin e vendit tonë” tha Artani.

Artan Mehmeti thekson se gjenerata e reja, duhet të njihen me angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e çmuar të shumë gjeneratave dhe individëve të cilët në kohët më të vështira duke ndarë nga kafshata e gojës së familjeve të veta, kur ishte paralizuar jeta totale në vend, ndanë mjete dhe ndihmuan mbijetesën dhe organizimin e pavarur të sportit në vendin  tonë, një ndër të cilët padyshim është edhe Mehmet Tahiri.

Sipas Artanit , nuk guxojmë të harrohet rrugëtimi ynë në ditët e okupimit, themeli i vendosur i sportit, ngjarje këto që  duhet dokumentuar edhe përkujtuar jo vetëm ngjarjet e tilla të dhunës serbe ndaj sportit e sportistëve, por edhe puna e palodhshme  e sportistëve në parket, e organizatorëve , gjyqtarëve dhe donatorëve, pa kontributin e të cilëve sporti nuk do ishte ky që është sot.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat