Marigona Hill Prishtina, kampion i Kosovës për U16

Basketboll

Marigona Hill Prishtina, kampion i Kosovës për U16

Më: 15 maj 2022 Në ora: 15:26

Marigona Hill Prishtina ka arritur tjetër sukses me gjeneratat e reja. Pasi fitoi titullin në Superligën U18, sot ka fituar në Superligën U16 në konkurrencën e meshkujve.

Prishtinasit në ndeshjen e dytë finale të “Play-off”-it kanë mundur Pejën me rezultat 54:61. Në ndeshjen e parë kishin fituar 90:47.

Marigona Hill në gjysmëfinale kishte eliminuar Prishtinën e Re, ndërsa e përfundoi edicionin pa asnjë humbje të pësuar, si në garat e rregullta, po ashtu edhe në gjysmëfinale e finale të “Play-off”-it.

Medaljet i kanë ndarë Dardan Kasapolli, anëtar i Bordit të FBK-së dhe Adriatik Rraci, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës, ndërsa Kupën skuadrës fituese ia dorëzoi Kasapolli.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat