FIBA Europe Cup 3x3/Kosova e nis me fitore kundër Shqipërisë

Basketboll

FIBA Europe Cup 3x3/Kosova e nis me fitore kundër Shqipërisë

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Sot kanë filluar të zhvillohen ndeshjet parakualifikuese për në FIBA Europe Cup, në të cilën po merr pjesë edhe Kosova në të dy kategoritë, respektivisht, në të meshkujve dhe në të femrave.

Garat është duke u zhvilluar në Qipro, ku Kosova në ndeshjen e parë shënoi fitore me shifrat 13:10 kundër Shqipërisë.

Pjesën e parë Kosova e mbylli në deficit prej një pike, respektivisht 6:7 në favor të Shqipërisë, kurse një paraqitje e mirë në pjesën e dytë e kosovarëve ndikoi që këta të fundit ta nisin me fitore këtë turne.

“Dardanët” janë në grup me Irlandën dhe Shqipërinë, ku po përfaqësohen nga Edmond Kryeziu, Arion Balluku, Visar Ejupi dhe Rron Dahsyla.

Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë sot me fillim nga ora 14:50, ku përballet me Irlandën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat