Trajneri i ri i Lakers-ve: Kjo është ajo që u kam kërkuar

Basketboll

Trajneri i ri i Lakers-ve: Kjo është ajo që u kam kërkuar

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 12:28
Trajneri i ri i Lakers-ve: Kjo është ajo që u kam kërkuar

Darvin Ham, trajneri i ri i skuadrës së Lakers, ka zhvilluar në Los Anxhelos konferencën e parë si drejtuesi i ekipit kalifornian. Ai ka folur për sfidat që e presin në krye të stolit të Lakers.

Duke folur për Westbrook, një lojtar që duhet ta menaxhojë, Ham tha: “Mos bëni konfuzion me të, është një nga lojtarët më të mirë në Ligën tonë. Në serbator ka ende shumë benzimë dhe nuk e kuptoj se përse njerëzit duan të minimizojnë si lojtar”.

Ham tha se ka biseduar me Westbrook dhe lojtarët e tjerë “big”, si LeBron James dhe Anthony Davis. Nga të 3 lojtarët ka kërkuar një gjë: Sakrificë në emër të skuadrës. “Mbrojtja është sektori ku do të bëjmë një hop të madh sezonin e ri”, tha Ham.

“Nuk ndjej aspak presion, pasi jam rritur në Michigan dhe në vitin 1998 më kanë qëlluar me armë para fytyrës. Nëse kalon një përvojë të tillë nuk ke frikë nga asgjë. Jam entuziast për këtë sfidë të re”, tha Darvin Ham.

Ai ka kujtuar edhe Kobe Bryant, me të cilin në vitin 1997 ka patur një sfidë me zhytje: “Asokohe më dha shumë besim, më bëri të besoj te potanciali im. Kobe ka qenë i rëndësishëm në rritjen time profesionale si trajner”.

Në fund, një koment për Davis: “Ka shumë aftësi dhe është një lojtar i rëndësishëm poshtë koshit. Impakti që do të ketë në mbrojtje dhe agresiviteti i tij do të jenë thelbësorë për ekipin. Do të jetë çelësi i standartit të lojës që do të bëjmë. Ne kemi nevojë për të, që të jetë në formë dhe që të luaj në nivel të lartë vazhdimisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat