Po shuhet ekipi më i famshëm kroat!? Ish selektori i kombëtares së Kosovës, shqetësohet

Basketboll

Po shuhet ekipi më i famshëm kroat!? Ish selektori i kombëtares së Kosovës, shqetësohet

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2022 Në ora: 15:20
Po shuhet ekipi më i famshëm kroat!? Ish selektori i kombëtares së Kosovës, shqetësohet

Cibona e Zagrebit, klubi më i famshëm kroat, rrezikon shuarjen si klub, që do të ishte goditja më e rëndë për basketbollin kroat!
Ish trajneri i Sigal Prishtinës dhe ish selektori i Kombëtares së Kosovës, Damir Mulaomeroviq, tha se është shqetësuese kriza e Cibonës. 

“Kombëtarja e Kroacisë (meshkujt) ka nisur përgatitjet për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, kundër Sllovenisë dhe Finlandës, dhe një nga temat e pashmangshme mes stërvitjeve është mundësia e madhe (pothuajse e sigurt) e shuarjes së Cibonës”, shkruan media kroate “Veçernjlist”. 

Cibona është e zhytur në borxhe. 

Damir Mulaomeroviq, i cili afirmimin e tij e ka fituar duke luajtur në Euroligë për Cibonën në vitet 1994-1998.

“Për mua si trajner është shqetësuese që Cibonës i rrezikohet rrënimi sepse ai klub ka krijuar shumë lojtarë të kombëtares.

Të gjithëve ne në basketbollin kroat na shkon që Cibona, Spliti dhe Zara të jenë sa më të fortë.

Nëse Cibona shuhet, do të jetë një goditje shumë e rëndë për basketbollin kroat dhe ashtu ishte edhe me shuarjen Zagrebit, e cila ka qenë një kundërpeshë për këto klube të mëdha.

Pavarësisht se ka një milion probleme, që i ka ardhur laku në fyt, Cibona është ende një gjigant në sytë e mi, një klub me reputacion të madh”, tha Mulaomeroviq.

Mula nuk donte të hynte në thelb të problemit aktual, por si dëshmitar i kohës tha: “Nuk mund të kërkojmë arsye te lojtarët dhe trajnerët, por te njerëzit që drejtuan klubin.

Nuk jam i njohur me detajet, por edhe kur isha trajner nuk ishte ashtu siç duhej, kështu që mund ta marr me mend se me çfarë duhej të luftonte ky trajner i fundit Gashper Okorn. Dhe me çfarë luftoi Mulaomeroviq në 18 muajt e tij në stolin e Cinonës? Mund të ketë qenë më e vështirë për mua atëherë sesa për Okornin sepse rrogat na i vononin katër ose pesë muaj.

Dhe pavarësisht gjithçkaje, ne arritëm të fitonim pesë ndeshje të finales së play-off-it dhe të ishim shumë pranë Final Four-it të Champions League FIBA”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat