Zbulohet arsyeja e ndarjes së modeles së famshme me basketbollistin e NBA

Basketboll

Zbulohet arsyeja e ndarjes së modeles së famshme me basketbollistin e NBA

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 14:31
Ilustrim

Ndonjëherë diçka jo serioze por e përsëritur mund të çojë në fundin e një marrëdhënie.

Pas dy vitesh lidhje, Kendall Jenner dhe Devin Booker së fundmi i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Sa i përket arsyes së ndarjes së çiftit, të shumta kanë qenë aludimet. Një burim për E!News disa ditë më parë u shpreh se ka qenë modelja që i ka kërkuar kohë basketbollistit. Ndonëse ato duhen, stilet e ndryshme të jetës i pengojnë të jenë bashkë.

Së fundmi një tjetër burim për “PageSix” është shprehur se në fakt arsyeja e vërtetë është karriera.

Dyshja kanë zgjedhur angazhimet personale që iu marrin shumë kohë, përpara njëri-tjetrit.

“Edhe pse kujdesen akoma për njëri-tjetrin, Devin nuk do t’i propozonte martesë Kendall, pasi prioriteti i tij është karriera. Karriera e Kendall dominon gjithashtu jetën e saj,”-tregon burimi.

Dy ditë më parë Kendall Jenner dukej e dëshpëruar teksa u fotografua gjatë një daljeje në Los Angeles, mes pretendimeve se ajo është ndarë nga i dashuri Devin Booker pas dy vitesh së bashku.

Ylli i Kardashians nuk arriti të buzëqeshte teksa doli nga një studio në Calabasas. Kendall kishte veshur një palë xhinse blu të errët, kanotiere të verdhë dhe sandale të zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat