Besnik Podvorica: “Bota sot”, gazeta më e lexueshme, një urim i veçantë për gazetarin e njohur sportiv Kemajl Goca

Basketboll

Besnik Podvorica: “Bota sot”, gazeta më e lexueshme, një urim i veçantë për gazetarin e njohur sportiv Kemajl Goca

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 23:03
Besnik Podvorica

Ish basketbollisti i mirënjohur, Besnik Podvorica, uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”.

Podvorica thotë se gazeta “Bota sot” ka qenë dhe është e dashur për lexuesit.  

“Urime 27 vjetorin, Gazeta më e besueshme dhe me e lexueshme në Kosovë, “Bota sot”! 

Një urim i veçantë edhe për gazetarin e njohur sportiv Kemajl Goca, i cili për shume vite me radhë informoj dhe ishte në vendin e secilës ngjarje sportive që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në Kosovë.

Gazeta ‘Bota sot’ ka qenë çdoherë e dashur dhe e besueshme për të gjithë, ajo na ka sjellur gjithmonë lajme dhe ngjarje të ndryshme shpejt dhe besueshme.

Ju përgëzoj për punën dhe profesionalizmin e treguar për këto 27 vite, si dhe ju dëshirojë jetë të gjatë dhe suksese të mëtutjeshme!”, uron Podvorica, ish - basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe i Kombëtares së Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat