Ish sulmuesit të Kosovës, nofka Romario i mbeti nga bullgarët! Kjo është arsyeja

Basketboll

Ish sulmuesit të Kosovës, nofka Romario i mbeti nga bullgarët! Kjo është arsyeja

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2022 Në ora: 20:51
Blerim Haxholli

Blerim Haxholli edhe sot kujtohet prej sulmuesve më mirë që ka pasur Kosova në vitet e gjeneratës së sakrificës (1991-1999) dhe disa vite pas luftës.

Haxholli tregon se si i mbet nofka Romario në Plovdiv të Bullgarisë.

Romario, ish sulmuesi i famshëm brazilian, është idhull i Haxhollit, ish futbollist shumëvjeçar i Kosovës së Prishtinës. 

Në ndeshjen miqësore mes Lokomotivës së Plovdivit dhe seleksionit të Prishtinës, Haxholli bëri lojë të jashtëzakonshëm.

“Ka qenë ndeshje miqësore në Bullgari dhe hyra në pjesën e dytë.

Trajnerë i kisha dy të ndjerët Mehmet Fetahu - Meksa dhe Shaban Zeqirin.

Pas një paraqitje të bukur e me disa veprime i bëra shikuesit të brohorasin më shumë se 5 minuta Romario, Romario, Romario..

Në atëkohë Romario ishte në formë dhe luante për Barcelonën.

Mandej u ktheva në Kosovë ashtu me quajtën gjithë kohë.

Mburrem me këtë emër dhe e ka idhull”, tregon Haxholli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Lokomotiva - Seleksioni i Prishtinës 3:2

Seleksioni i Prishtinës që u paraqit në Plovdiv: Gashi, Berisha (Haxholli), Rama (Maliqi); Osmani, Hasani, Rafuna, Fazliu, Keçi, Sahiti, Tovërlani (Jahiri) dhe Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat