Sigal Prishtina e Trepça afër pjesëmarrjes në garat e FIBA Europe Cup

Basketboll

Sigal Prishtina e Trepça afër pjesëmarrjes në garat e FIBA Europe Cup

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:43
Sigal Prishtina e Trepça

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë sot vendim që të aprovojë interesimin e Sigal Prishtinës dhe KB Trepçës për të aplikuar për pjesëmarrje në garat e edicionit 2022/23 të FIBA Europe Cup.

Ky vendim u miratua nga FBK pasi që të dy klubet kanë përmbushur kriteret e përcaktuara nga FBK dhe nga FIBA Europe Cup për pjesëmarrje në edicionin e ri të kësaj gare evropiane.

Sigal Prishtina është gjysmëfinaliste e play-offit në Superligën e Kosovës në edicionin që lamë pas, kurse Trepça është finaliste e play-offit në Superligën dhe fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2021/22

Për Trepçën kjo do të jetë paraqitja e parë në garat e FIBA Europe Cup, kurse Prishtina ka arritur të hyjë në top 16 të kësaj gare, duke pasur suksesin më të madh deri më tani në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat