Meriton Ismaili ndahet me klubin më të trofeshëm në Kosovë

Basketboll

Meriton Ismaili ndahet me klubin më të trofeshëm në Kosovë

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 20:11
Meriton Ismaili

Basketbollisti Meriton Ismaili ndahet me klubin më të trofeshëm në Kosovë, Sigal Prishtina.

Lajmi konfirmohet nga vet basketbollisti. 

“Nga sot po ndahem nga klubi fantastik i qytetit tim Sigal Prishtina. 

Falënderoj së pari Zotin pastaj familjen time dhe njerëzit që më qëndruan afër gjatë këtyre viteve. 

Faleminderit të gjithë klubit Sigal Prishtina që besuan në talentin tim që nga inkuadrimi im në skuadër. Faleminderit për mundësin që më është dhënë si një basketbollist i ri, punën e palodhshme, mbështetjen e tyre ashtu edhe motivimin e vazhdueshëm për të mos u dorëzuar asnjëherë edhe pas vështirësive më të mëdha. 

Falënderim i veçantë për tifozët “Plisat” dhe për qytetarët e Prishtinës për mbështetjen e tyre .
Është një ëndërr e realizuar të luaj në nivelet e larta me klubin e qytetit ku kam lindur, qytet i cili më hapi rrugën e inkuadrimit tim në Kombëtaren e Kosovës, që për mua është krenari dhe nder që nuk përshkruhet me fjalë. 

Fanellën e qytetit tim e kam mbajtur dhe e kam djersitur me përgjegjësi dhe krenari të madhe , shpresoj ta shoh këtë klub atje ku është më së miri. 

Prishtina faleminderit për çdo gjë”, njofton Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat