Çeku: Me këtë investim të Ministrisë së Sportit, palestra e sportit në Prizren ofron kushte shumë më të mira 

Basketboll

Çeku: Me këtë investim të Ministrisë së Sportit, palestra e sportit në Prizren ofron kushte shumë më të mira 

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 18:25
Çeku: Me këtë investim të Ministrisë së Sportit, palestra e sportit në Prizren ofron kushte shumë më të mira 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, me fjalë miradije për palestrën e sportit në Prizren.

“Renovimi i palestrës së sportit "Sezai Surroi" në Prizren, dëshmia e radhës e përkushtimit të MKRS për përmirësimin e infrastrukturës sportive në shtetin tonë. 

Me këtë investim të Ministrisë së Sportit, palestra e sportit në Prizren ofron kushte shumë më të mira të aktivitetit sportiv si për klubet e sportistët, ashtu edhe për të rinjtë tanë. Gjithashtu, fal ndërhyrjeve renovuese, palestra "Sezai Surroi" tashmë i plotëson edhe standardet për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare të sportit, siç është rasti me FIBA Kampionatin Europian të Basketbollit U16, Divizioni C. 

Vazhdojmë pa u ndalur, në gjithë vendin tonë, të investojmë për zhvillimin e infrastrukturës sportive. Bashkë do t'i tejkalojmë edhe sfidat e mëdha në një numër të konsiderueshëm të projekteve infrastrukturore që për vite me radhë janë shoqëruar me shkelje të rënda procedurale dhe cilësi e dinamikë të ultë të punimeve”, ka shkruar ministri Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat