KB Peja reagon ndaj deklaratës të lojtarit Lekndreaj 

Basketboll

KB Peja reagon ndaj deklaratës të lojtarit Lekndreaj 

Nga: K. G. Më: 24 korrik 2022 Në ora: 15:22
KB Peja reagon

Klubi me renome i basketbollit Peja ka reaguar në lidhje me rastin e basketbollistit Danijel Lekndreaj.

Pejanët njoftojnë opinionin se si është puna me lojtarin.

“KB Peja reagon ndaj deklaratës se lojtarit të saj Danijel Lekndreaj.

Klubi njofton se momentin kur me punën tonë të madhe kemi arritur të sigurojmë pasaportën e Kosovës, në kontratë ka qenë e paraparë vazhdimi me të ardhura të reja dhe me mundësi që klubi ta vazhdoj të njëjten kontratë edhe për një sezonë tjetër.

Dhe këtë kontratë e ka përmbushur dhe gjithashtu ka shfrytëzuar të drejtën e saj të vazhdoj kontratën edhe për një sezon.

Por, siç duket lojtari në fjale ka kontaktuar klube të tjera duke nënshkruar kontratë me njërin nga ta, për çka është shkelje e kontratës.

Danijeli gjatë kohës si lojtar i joni, edhe kur është paraqitur si lojtar i huaj (edhe pse ka pas minutazh shumë te limituar) edhe pasi është pajisur me pasaportë, tek ne është trajtuar me shumë dashuri dhe respekt, si nga Klubi, tifozët e edhe sponzorët.

Mbetet i pakuptimtë mllefi i tij i shfaqur ne deklaratë! 

Por, Danijeli mbetet lojtar i KB Peja dhe kushdo që është i interesuar për shërbimet e tij, duhet të paguaj klauzolen dhe të transferoj lojtarin.
Për këtë e kemi njoftuar lojtarin dhe agjentin e tij”,
njofton KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat