Kampioni i Kosovës do të luajë në Lisbonë të Portugalisë

Basketboll

Kampioni i Kosovës do të luajë në Lisbonë të Portugalisë

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 19:22
Kampioni i Kosovës

Pas hedhjes së shortit janë përcaktuar vende mikpritëse të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve në basketboll.

Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli do të luajë në Portugali, përkatësisht Lisbonë, ku do të përballet me Benficën, që është vendase. Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 21 shtator, dy ditë më pas (23 shtator) zhvillohen gjysmëfinalet dhe më 25 shtator finalja.

Fituesi i ndeshjes Golden Eagle Ylli-Benfica do të ndeshet me skuadrën qipriote, Keravnos. Ndërsa fituesi i gjysmëfinales Ylli/Benfica - Keravnos do të luajë në finalen kualifikuese me fituesin e gjysmëfinales Budivelnyk/Norrkoping - Bamberg.

Katër skuadrat nga kjo fazë do t’i bashkohet 28 skuadrave për të formuar kështu 32 skuadrat që do të garojnë në edicionin e ri të kësaj gare.

Kjo është hera e parë që Golden Eagle Ylli merr pjesë në garat ndërkombëtare, ndërsa therandasit janë dy herë radhazi kampionë të Kosovës, kurse një herë kanë fituar Ligën Unike, si dhe Superkupën Mbarëkombëtare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat