Vendimet e Bordit të FBK-së: Miratohen propozicionet e garave dhe ndryshimi për basketbollistët e huaj

Basketboll

Vendimet e Bordit të FBK-së: Miratohen propozicionet e garave dhe ndryshimi për basketbollistët e huaj

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 10:27
Vendimet e Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 28.07.2022 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

I ka miratuar Propozicionet e Garave për edicionin 2022/23.

Në kuadër të diskutimit të Propozicioneve të Garave për edicionin 2022/23 ka vendosur që të ndryshojë rregullin e paraqitjes së lojtarëve të huaj nga 3 + 1, në 3 + 2 të huaj në përbërje të skuadrës.

Është miratuar sistemi dhe kalendari i garave për edicionin 2022/23 për garat e kategorisë seniore.

Në kuadër të diskutimit të Propozicioneve të Garave për edicionin 2022/23 ka vendosur që të emërojë Komisionin e Garave të FBK-së në përbërje prej: Leart Hoxha (i deleguar nga Bordi i FBK-së), Valdet Spahija dhe Ylli Hoti.

I ka miratuar Kriteret për Licencim të Klubeve dhe Rregulloren për Licencim të Klubeve për edicionin 2022/23.

6. E ka vazhduar mandatin e Komesarëve të Garave të FBK-së konform Statutit të FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat