Kombëtarja U-18 djem në finalen e Divizionit C, ajo për vajza humbet në gjysmëfinale

Basketboll

Kombëtarja U-18 djem në finalen e Divizionit C, ajo për vajza humbet në gjysmëfinale

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 18:12
Kombëtarja U-18 djem në finalen e Divizionit C, ajo për vajza humbet në gjysmëfinale

Kombëtarja U-18 në basketboll për djem është kualifikuar për në finalen e Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe, Divizioni C, event që po zhvillohet në San Marino. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Besim Dervishaj, mundi në gjysmëfinale Azerbajxhanin me rezultatin 76-56.

Një ndeshje e komanduar gjatë gjithë kohës nga kuqezinjtë e rinj, që arrijnë një fitore të merituar dhe kualifikohen për në finalen e këtij turneu. Perioda e tretë, fituar 28-8, bëri diferencën në parket dhe tashmë Shqipëria do të luajë për medaljen e artë. Përballë Shqipërisë në finale është Monaco, që në fazën e grupeve ka fituar ndaj kombnëtares tonë.

Kombëtarja U-18 për vajza, që gjithashtu luan në Divizionin C të kësaj grupmoshe (në Andora) u mund në sekondat e fundit 58-56 nga Gjeorgjia, në një ndeshje me shumë rivalitet dhe emocione.

Vajzat kuqezi të drejtuara nga trajnerja Elona Hasanaj, do të luajnë në finalen e “vogël”, për vendet 3-4, ndaj Andorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat