Trajneri i Argjentinës: Më mirë humbas me futbollistët e mi se të fitoj me ata që nuk na përkasin

Basketboll

Trajneri i Argjentinës: Më mirë humbas me futbollistët e mi se të fitoj me ata që nuk na përkasin

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 14:17
Trajneri i Argjentinës

Trajneri i kombëtares së basketbollit të Argjentinës, Pablo Priggioni, ka kundërshtuar ashpër natyralizimin e lojtarëve në Kombëtare.

Ashtu si edhe në futboll, Kombëtaret marrin shpeshherë lojtarë që nuk i përkasin, vetëm për të përforcuar grupin e tyre.

Para Eurobasket, Spanja tronditi opinionin publik teksa natyralizoi amerikanin Lorenzo Brown. Ndërkohë trajneri i Argjentinës u kundëpërgjigj ashpër.

“Unë kam qenë gjithmonë kundër natyralizimit, për sa kohë që jam në ekipin kombëtar, kjo nuk do të ndodhë, as një anëtar i yni nga një vend tjetër. Kur nuk jam unë, le të vendosin të tjerët.

Për mendimin tim, ekipi kombëtar duhet të jetë i pastër – ne tashmë kemi gara klubesh për lojtarë në të gjithë botën që të konkurrojnë kundër njëri-tjetrit dhe kjo është fantastike.

Unë jam kundër këtij rregulli, preferoj të humbas me lojtarë nga vendi im se sa të fitojë me një lojtar që nuk është argjentinas”, tha trajneri..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat