Adelina Çipa: Ju vizitova në spital por nuk u morëm vesh kështu kryetar

Basketboll

Adelina Çipa: Ju vizitova në spital por nuk u morëm vesh kështu kryetar

Nga: K. G. Më: 25 shtator 2022 Në ora: 12:10
Belul Beqaj

Ish basketbollistja e mirënjohur e Kosovës, Adelina Çipa, është e pikëlluar thellë me ikjen në amshim të Belul Beqajt, ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Beqaj ka dhënë kontribut të madh në vitet e 90-ta si kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në rezistencë ndaj regjimit serb. 

Beqaj ka qenë kryetar i FBK-së edhe disa vite pas lufte dhe njihet nga kryetarët me atraktivë që ka pasur basketbolli. 

"RIP Behlul Beqaj kryetar i FBK-së!

Ju vizitova në spital. Por, nuk u morëm vesh kështu kryetar.

E lamë që do të luajmë së ahpejti një lojë basket.

Dritë pastë shpirti yt kryetar!”, ka shkruar Çipa në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat