Prishtina, për një tjetër histori suksesi në Evropë

Basketboll

Prishtina, për një tjetër histori suksesi në Evropë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 14:28
Prishtina, për një tjetër histori suksesi në Evropë

Sigal Prishtina përveç që është skuadra më e suksesshme me trofe në Kosovë, por edhe me paraqitje në garat evropiane, do të kërkojë një histori tjetër suksesi.

Prishtina që ka arritur mes 16 skuadrave më të mira të FIBA Europe Cup, u kualifikua direkt në gjysmëfinale, ku e pret fituesin e ndeshjes BC Kalev Cramo dhe Cedevita Junior (sot nga ora 17:00).

Ndeshjet e Grupit B të kualifikimeve zhvillohen në Lituani, ku një skuadër depërton në grupe.

Ndeshjet çerekfinale zhvillohen të martën, ndërsa kryeqytetasit do të garojnë ditën e mërkurë.

Bardhekaltrit synojnë paraqitje të mira në këtë garë shumë të rëndësishme evropiane.

Më herët kishin arritur në Top 16, kurse në arenën ndërkombëtare kanë fituar dy herë Ligën Ballkanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat