Peja dhe Bashkimi rikthehen në Balkan League

Basketboll

Peja dhe Bashkimi rikthehen në Balkan League

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 17:54
Peja dhe Bashkimi rikthehen në Balkan League

KB Peja dhe KB Bashkimi janë rikthyer në Balkan League të basketbollit.

Peja rikthehet në Delasport Balkan League pas dy sezonesh. 

Skuadra tona edhe një herë është gati për të luftuar në skenën evropiane.

KB Peja ishte nënkampione e sezonit të ndërprerë nga COVID 2019-20. KB Peja është pjesë e Delasport Balkan League për 5 sezone, fillimisht në vitin 2013.

Ndërkohë Delasport Balkan League mirëpret Bashkimin për sezonin e pestë.

KB Bashkimi ishte kampion i Ligës së Kosovës në vitin 2018 dhe përfundoi i 6-ti në sezonin e fundit në Ligën Ballkanike në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat