Sekretari gjeneral i FIBA Botës e viziton Pallatin e Sportit në Prishtinë!

Basketboll

Sekretari gjeneral i FIBA Botës e viziton Pallatin e Sportit në Prishtinë!

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 14:10
Sekretari gjeneral i FIBA Botës e viziton Pallatin e Sportit në Prishtinë

Sekretari gjeneral i FIBA Botës e viziton Pallatin e Sportit në Prishtinë!

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë e ka vizituar edhe Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku e kanë njoftuar nga afër për kushtet në këtë palestër, ndeshjet që i zhvillojnë klubet prishtinase, por edhe Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll.

Sot gjatë ditës, Zagklis së bashku me drejtuesit e FBK-së do të takohet me krerët e KOK-ut, si dhe do të jenë të pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, që zhvillohet nga ora 20:00 në “Minatori” të Mitrovicës mes Tiranës dhe Trepçës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat