Trepça me lehtësi e mposht Tiranën, fiton Superkupën Mbarëkombëtare 

Basketboll

Trepça me lehtësi e mposht Tiranën, fiton Superkupën Mbarëkombëtare 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 tetor 2022 Në ora: 22:15
Trepça

Trepça e Mitrovicës është fituese e Superkupës Mbarëkombëtare në basketboll.

Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 92:52 (38:15, 21:18, 23:8, 10:11) ndaj Tiranës, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.

Tirana - Trepça 52:92

Palestra e sportit "MInatori" në Mitrovicë.

Shikues: 2.500.

Tirana: Brown-Carter 15, Vogli 12, Gramzal 5, Alimani 11, Hysenagolli 2, Jani 5, Sharra, Hamati, Strazimiri, Hasani 2, Kresto, Melo.
Trepça: Gordon 16, Kastrati 16, Grant 12, Hajrizi 12, Ifejeh 4, A. Gashi, Haxhiu 3, Tmushiç 10, R. Gashi, Brown 10, Hot 7, Zekiqi 2.

Atmosferë e mirë, lojë solide dhe fitore bindëse e mitrovicasve.

Në çerekun u pa se Tirana nuk do të ketë forcë që të ballafaqohet me Trepçën. Mitrovicasit kaluan në epërsi me 23 pikë (38:15) në minutën e 10-të, kjo ishte dëshmi se trofeu do të mbetet në qytetin e “minatorëve”.

Në minutën e 30-të, Trepça thellon epërsi në 41 pikë (82:41), duke i dhënë një leksion rivalit dhe kjo ishte një dëshmi tjetër, se rivali ishte larg me cilësi. 

Trepça ka shënuar fitore me rezultat të thellë 92:52.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat