Rahoveci e pëson, gjobitet 650 euro

Basketboll

Rahoveci e pëson, gjobitet 650 euro

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 20:18
Klubi i basketbollit, Rahoveci

Klubi i basketbollit, Rahoveci është gjobitur sërish nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ku lajmin e ka konfirmuar vetë klubi.

Rahoveci është dënuar me 650 euro nga FBK për incidentet në ndeshjen e fundit kundër Ponte Prizrenit.

Dënimeve nuk i kanë shpëtuar as drejtori sportiv i Rahovecit, Adrian Sharku dhe asistenti i trajnerit, Blerim Delibeqa, ku të dy do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme kundër KB Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat