Sfida interesante në Ligën Unike të femrave

Basketboll

Sfida interesante në Ligën Unike të femrave

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 14:32
Sfida interesante në Ligën Unike të femrave

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e dytë në Ligën Unike të Femrave.

Në xhiron e parë fitore shënuan skuadrat nga Shqipëria në tri përballjet ndaj atyre të Kosovës.

Takimi i parë zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës, që pritet të jetë shumë interesant, për faktin se të skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.

Vashat prizrenase nuk kanë pësuar asnjë humbje në Superligën e Femrave në Kosovë, kurse ato prishtinase janë kampione të Ligës Unike dhe synojnë mbrojtjen e titullit. Në këtë edicion janë përballur një herë, në Superligën e Femrave, ku fituan prizrenaset 75:65.

Përballja e dytë zhvillohet mes Flamurtarit dhe Penzës në Vlorë. Skuadra vlonjate e ka nisur me fitore dhe gjithashtu e fitoi edhe Superkupën Mbarëkombëtare, trofe që një edicion më herët e kishte fituar skuadra pejane. Sfida mes kampiones së Shqipërisë dhe Kosovës pritet të jetë shumë interesante.

Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet skuadrave tiranase Partizanit dhe Tiranës, që e nisën edicionin e ri me fitore dhe shpresojnë të vazhdojnë serinë pozitive.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat