LeBron James me një nga paraqitjet më të mira në karrierë

Basketboll

LeBron James me një nga paraqitjet më të mira në karrierë

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 11:53
LeBron James

LeBron James është si vera, sa më i vjetër aq më i mirë dhe me paraqitje më spektakolare.

Ylli amerikan ka bërë një nga paraqitjet më të mira këtë edicion për ta rikthyer skuadrën e tij Los Angeles Lakers te fitorja ndaj Atlanta Hawks.

Lakers kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te Hawks me nëntë pikë diferencë 121:130, edhe pse vendasit kishin epërsinë më të lartë gjatë ndeshjes që shkoi deri në 15 pikë.

James bëri një nga ndeshjet më të mira dhe vetëm për një asistim nuk arriti shifrën magjike ‘triple-double’, pasi e mbylli këtë duel me 47 pikë, 10 kërcime e nëntë asistime.

Me lojë të mirë tek fituesit u dallua edhe qendra Bryant me 19 pikë e 17 kërcime, derisa Russell Westbrook shtoi 14 pikë e 11 asistime.

Tek vendasit më i miri në këtë duel ishte Trae Young me 29 pikë e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat