Zhvillimi dhe masivizimi i basketbollit 3x3, prioritet për FBK-në në 2023

Basketboll

Zhvillimi dhe masivizimi i basketbollit 3x3, prioritet për FBK-në në 2023

Më: 5 janar 2023 Në ora: 16:50
Zhvillimi dhe masivizimi i basketbollit 3x3, prioritet për FBK-në në 2023

FIBA 3x3 Challenger Prishtina dhe FIBA 3x3 Womens’s Series do të organizohen më 14, 15 dhe 16 Korrik 2023 në Prishtinë. Të dy këto aktivitete do të organizohen nga klubi 3x3 Prishtina në mbështetje të fuqishme të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovës (MKRS) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Kjo është hera e dytë me radhë që FIBA 3x3 Challenger Prishtina do të organizohet në kryeqytetin tonë, derisa do të jetë hera e parë që një garë e nivelit të lartë në konkurrencën e femrave në garat 3x3 siç është FIBA 3x3 Women’s Series të organizohet në Prishtinë.

Në FIBA 3x3 Challenger Prishtina do të marrin pjesë 12 ekipe nga jashtë vendi dhe 4 nga Kosova (përmes Wild Card).

FIBA 3x3 Challenger Prishtina do të jetë një prej 10 Challenger që organizohen në të gjithë botën.

Ndërkaq FIBA 3x3 Womens's Series është ngjarja numër 1 në basketbollin 3x3 të femrave. Edicioni i kësaj gare fillon në muajin maj dhe përfundon në muajin shtator, me turne të organizuar në 12 qytete të ndryshme të botës.

“Për Federatën e Basketbollit të Kosovës, zhvillimi i basketbollit 3x3 në të gjitha aspektet, si në masivizim ashtu edhe në aspektin komercial është prioritet për vitin 2023 e më tutje.

Federata e Basketbollit e Kosovës sivjet për herë të parë do të filloj me organizimin e garave shkollore në basketbollin 3x3, ku do të startoj me 10 shkolla në 10 komuna, në formë të pilot projektit duke i angazhuar rreth 25 mijë fëmijë qysh në vitin e parë, dhe më pas për çdo vit do të shkon duke u rritur numri i angazhimit të fëmijëve në shkolla në basketbollin 3x3”, ka thënë për faqen zyrtare të FBK-së, Elvira Dushku - Sekretare e Përgjithshme.

Gjithashtu FBK planifikon të kandidojë në FIBA për organizimin e FIBA 3x3 U23 Nations League, por edhe të marr pjesë me ekipin e meshkujve dhe femrave U23.

“FIBA 3x3 U23 Nations League është një garë kombëtare e FIBA 3x3 për meshkuj dhe femra nën moshën 23 vjeç, që ka filluar të organizohet që nga viti 2017.

“Kjo garë ofron një mundësi të mirë për talentet e të ardhmes që të përmirësojnë aftësitë e tyre në përgatitjen për kategorinë seniore dhe garat elitare siç janë FIBA 3x3 Kupa e Botës, Lojërat Olimpike etj”, ka shtuar Dushku.

Federatat Kombëtare që marrin pjesë në këtë garë duhet të regjistrojnë 1 ekip të meshkujve dhe 1 të femrave në çdo "stacion" të FIBA 3x3 U23  Nations League.

Në FIBA 3x3 U23 Nations League marrin pjesë 12 ekipe (meshkuj/femra).

FIBA 3x3 U23 Nations League 2022 përmban një rekord me pjesëmarrje të 57 Federatave Kombëtare në këtë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat