James barazon një rekord të legjendës Kareem Abdul-Jabbar

Basketboll

James barazon një rekord të legjendës Kareem Abdul-Jabbar

Më: 27 janar 2023 Në ora: 12:06
James barazon një rekord të legjendës Kareem Abdul-Jabbar

LeBron James po ngushton ndeshje pas ndeshjeje hendekun e pikëve me legjendën Kareem Abdul-Jabbar si pikëshënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e NBA-së (158 pikë është diferenca).

Gjithsesi “Mbreti” James do ta barazojë mitin e Milwaukee Bucks dhe Los Angeles Lakers sa i përket numrit të pjesëmarrjeve në All-Star (19). Ai kishte barazuar një tjetër legjendë, pikërisht Kobe Bryant (18), ish-“yllin” e Lakers, i cili u nda nga jeta tre vjet më parë më një aksident ajror.

Në votimin e përgjithshëm, askush nuk mori vota sa LeBron, kështu që lojtari i Lakers do të jetë kapiten i skuadrës së Perëndimit të përbërë nga Nikola Jokic (Denver Nuggets), Zion Williamson (NeW Orleans Pelicans), Stephen Curry (Golden State Warriors) dhe Luka Doncic (Dallas Mavericks).

Giannis Antetokounmpo do të jetë kapiten i ekipit të Lindjes, ku përfshihen gjithashtu Jayson Tatum (Boston Celtics), Donovan Mitchell (Cleveland Cavaliers), Kevin Durant dhe Kyrie Irving (të dy Brooklyn Nets).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat